Shkupi me strehimore të re për qentë endacak, Shilegov: Objekti, i ndërtuar me standarde
Apelet e shumta të qytetarëve lidhur me sulmet që ndodhin si rezultat I qenve endacak, janë të shumta...

Apelet e shumta të qytetarëve lidhur me sulmet që ndodhin si rezultat I qenve endacak, janë të shumta, madje apele të këtilla mund të vërehen edhe në rrjetet sociale ku shumë qytetarë në lagje të caktuara ankohen nga sulmet e qenve jo vetëm gjatë orëve të natës por dhe brenda ditës. Në reagimet e bëra, qytetarët thonë se duan një jetë të qetë, të mos kenë frikë nëse dalin nga shtëpitë e tyre. Madje edhe procedurat për intervenime mjekësore si rezultat I kafshimit nga qentë endacak kanë qenë të komplikuara, fillimisht duhej marrë vërtetim mjekësor si dëshmi, të raportohet rasti në polici dhe më pas të kenë të drejtë për të ngritur padi ndaj qytetit të Shkupit apo ndaj Higjienës Komunale.
Por kjo nuk do të thote që duhet ushtruar dhunë ndaj ndaj qenve. Në rrjete sociale ndodh që të nxirren pamje nga mace dhe qen të vrarë apo të helmuar. Për të rregulluar këtë çështje Qyteti I Shkupit së bashku me insittucionet tjera kompetente hapën stacionin e ri për grumbullimin e të gjitha maceve dhe qenve endacak të quajtur Lajka. Kryertari I Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thot se stacioni është I ndërtuar me standard që plotësojnë të gjitha nevojat e kafshëve, prandaj objekti nuk I ngjan vetëm një strehimorjeje për qen dhe mace sepse merret edhe me trajnimin e tyre.
