Maqedoni

Zaev: VMRO po bën obstruksione ndaj masave antikovid

25.10.2020 17:09

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi VMRO-DPMNE-së se qëllimisht po bën obstruksione....

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi VMRO-DPMNE-së se qëllimisht po bën obstruksione në dëm të shëndetit publik duke penguar masat anti kovid. Zhvillimet e fundit mbi Ligjin për mbrojtjen e popullsisë janë dëshmi e destruktivitetit të partisë së Mickovskit tha Zaev.
 
"Mickoski po i kundërshton masat të cilat duhet të na e mbrojnë shëndetin. Me këtë qasje Mickoski dhe kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së edhe njëherë dëshmojnë se sa janë të rrezikshëm për vendin dhe popullin tonë. Kësaj here janë të rrezikshëm edhe për shëndetin publik. Nuk e kanë me rëndësi shëndetin e qytetarëve. Qëllimisht punojnë që ta groposin sistemin shëndetësor. Këtë e bënin edhe në qevrinë teknike, e bëjnë edhe tani si opozitë në kuvend.", tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Të formohet komision i ri ekspertësh
 
Por VMRO-DPMNE sërish kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe formimin e komisionit special për sëmundje ngjitëse që do të përbëhet nga ekspertët. I gjithë kaosi nëpër spitale dhe frika e qytetarëve janë të nxitura nga paaftësia dhe qasja autoritare e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Venko Filipçes. Për këtë arsye Filipçe duhet të jep dorëheqje dhe të formohet komision i ri special. Çdo gjë tjetër është manipulim me qytetarët dhe në dëm të tyre, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së,e cila njëherit bën të ditur se nuk do ti pengojë ndryshimet ligjore në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë por nuk do ti mbështes ato kurdo që të vendosen për votim.
 
ASH-Alternativa: Të formimohet komisionit hetimor për punën e KSI
 
Edhe kualicioni ASH-Alternativa i pa kënaqur nga puna e komisionit për sëmundje infektive ka propozuar në kuvend formimin e Komisionit hetimor ndaj punës së Komisionit për Sëmundje Infektive. Nga ky kualicion e vlerësojnë të dështuar punën e komisioni që duhej të përballej me pandeminë, ka dështuar për shkak të politizimit të përbërjes së tij. 
 
NAIM SINANI