Maqedoni
Kriza Covid dhe ekonomia, Kuqi: Jo kalkulime politike, të sillen masa efektive
25.10.2020 17:41
Një mbyllje eventuale e ekonomisë mund të sillte pasoja të mëdha, sepse pjesa më e madhe e kompanive vendore...

Një mbyllje eventuale e ekonomisë mund të sillte pasoja të mëdha, sepse pjesa më e madhe e kompanive vendore janë kryesisht kompani të mikro dhe të vogla, të cilat janë jo të qëndrueshme në këtë kohë krize vlersojnë ekspertët ekonomik. Ata të shqetsuar për situatën, apelojnë që të mos kalkulohet me politika ditore rreth pandemisë por prioritet ti jepet ekonomisë. Afaristi Menderes Kuqi në Biznes Plus në TVM2 thotë se do të jetë e papërballueshmë për ekonominë një mbyllje e dytë.
"Nëse në të kaluarën nuk dinim se cfarë po ndodh dhe mendonim se këto masa janë të domosdoshme, me kalimin e kohës pamë se ndoshta kanë qenë të ekzagjëruara dhe të dëmshme, jo aq mirë të llogaritura për efektet që ata i dhanë ekonomisë. Tani e dimë se cfarë don të thotë një shtetrethim i një ekonomie edhe ashtu të ngulfatur të vogël dhe mezi të qëndrueshme e cila mezi po e merr veten nga kjo fazë që kaluam. Edhe një shtetrethim tjetër apo izolim tjetër i faktorëve që përbëjnë ekonominë është paralajmërim i një varfërie të skajshme edhe pse I kemi prekur veçmë dyert e varfërisë.", tha Menderes Kuqi, afarist.
Bela: Jo masa që ndryshohen, duhet analizë paraprake
Edhe profesori universitar Bujamin Bela vlerson një mbyllje e sërishme do të
dëmtonte bizneset.
"Shohim se biznesi ka ardhur në atë nivel ku është e papërballueshme një shtetrethim i vazhdueshëm dhe permanent duke e pasur parasysh se patëm një lloj përvoje mbrenda 6 muajve të kaluar ku morrëm masat dhe pamë se ato efekte na sollën në nivel edhe më të ulët dhe më problematik. Mendoj se ka ardhur koha për secilën masë të formohen grupe punuese dhe të shihen efektet dhe mos te pritet një time leg dhe pastaj të përmirësohen.", tha Bujamin Bela, profesor.
Maqedonia e Veriut është në recesion më të thellë për shkak të pandemisë me Kovid 19. Sipas BB ndihma e qeverisë ka zbutur pasojat per sektorin e biznesit por nuk ka arritur që te ndalë papunsinë. Ajo qe mbetet shqetsuese është konstatimi se fundi i krizes ekonomikë është i pasigurtë andaj edhe presionet mbi tregun e punës dhe te ardhurat me siguri do të vazhdojnë edhe per disa muaj. Banka botërore në raportine fundit paralajmëron se ekonomia e vendit kët vit do te shenojë ulje për 4.1%.
GAZMEND KURTISHI
