LSDM, kongres digjital në kushte pandemie
LSDM kongresin e 25 partiak po e mban në formë digjitale....

Kongresin e hapi kryetari i kësaj partie Zoran Zaev i cili theksoi se me këtë kongres digjital që si temë trajtimi ka analizën e rezultateve të zgjedhjeve, LSDM po dëshmon përgjegjësi në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ndërsa njëkohësisht po respektohen përcaktimet statutare.
"Në kohë kur ne, me tër botën, po përballemi me luftën e vazhdueshme kundër virusit korona, LSDM po qëndron e përgjegjshme që të bëj vlerësimin e punës dhe ti definojë standardet e reja, standardet evropjane si protokole të obligueshme dhe shembull në punën e sajë. Në këtë kongres edhe më shum po demokratizohemi, vazhdojmë të ndryshojmë, po e rrisim llogaridhënien, që të sigurojmë më të mirën për të gjith qytetarët ka deklaruar Zaev. Kongresi I 25 partiak është I pari pas fitores në zgjedhje ndaj opozitës, nga pozita e të qenit në pushtet", tha Zaev I cili bëri të ditur se sipas ndryshimeve statutare kryetari i partisë do të zgjdhet në zgjedhje të brendëshme partiake, ku do të mund të votojë çdo anëtarë I aprtisë. Ky është kongresi i parë i një partie në Maqedoninë e Veriut që mbahet në formë digjitale.
