Gjermani, 25 vjet nga rënia e murit të Berlinit
07.11.2014 12:18
Sot, në Gjermani fillon festa treditore në shënim të 25 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit......

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e rritur në Gjermaninë lindore komuniste, do të jetë prirëse e ceremonisë përkujtimore për ata që u vranë, duke u përpjekur që të largohen nga shteti shtypës. Merkel, 60 vjeçare, ka thënë se “kurrë nuk do të harrojë këtë ditë”, për të cilën është dashur që të presë plotë 35 vjet.
Festimet do të përfundojnë me një festival gjigant në Berlin, më 9 nëntor, kur edhe saktësisht shënohet 25 vjetori i rënies së Murit të Berlinit. Yje të muzikës rock dhe aktivistë veteran të lirisë do t’i bashkohen turmës, që pritet të numërojë me miliona pjesëmarrës.
