Maqedoni

Ndihmat qeveritare për bizneset, Bislimi: Duhet të investohet në projekte kapitale

25.10.2020 18:08

Kufizimi i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 23:00 nuk pritet të ketë ndikim aq të madh në ekonomit e vogla...

Kufizimi i orarit të punës së objekteve hotelierike deri në orën 23:00 nuk pritet të ketë ndikim aq të madh në ekonomit e vogla, por jo edhe nëse masat do të ashpërsohen, vlerëson për TVM 2 profesori universitar Sami Bislimi. E rëndësishme në këtë periudhë krize është që shteti tu qëndroj pranë sektorit privat. Mirëpo Bislimi vlerëson se jo gjithnjë duhet tu ndihmohet kompanive financiarisht në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Sipas tij, shteti në vend se të jep ndihma të drejtëpërdrejta për subjektet ekonomike, duhet të investon në projekte kapitale të cilat do të kthehen pas tek subjektet ekonomike. 
 
“Qeveria ka instrument që nëpërmjet investimeve kapitale të rrit kërkesat nga ekonomia. Në momentin kur rritet kërkesa, atëherë subjektet ekonomike marrin stimul për të prodhuar dhe ofruar në treg sa më shumë produkte dhe në atë mënyrë do të rrisin të ardhurat e tyre. Do të thotë ndihma nuk duhet të shfrytëzohet për pasurimin e subjekteve ekonomike, por për mirëmbajtjen e rrjedhave ekonomike.”, tha Sami Bislimi, profesor universitar. 
 
Nga kuvendi pritet që të miratohet ribalanci i buxhetit me çka mundësohet realizimin i pakos së katërt ekonomike, ku parashihen mjete që do ti dedikohen sektorit të gastronomisë për të tejkaluar pasojat e pandemisë.
 
ERSAN PAJAZITI