Botë
Kovid 19, rritet numri i të infektuarve në Shqipëri e Kosovë
25.10.2020 18:32
Virusi korona ka vazdhuar të merr jtë njerëzish në Shqipëri dhe kosovë, ku poashtu ka shënuar rritje edhe numri I të infektuarve.....
Virusi korona ka vazdhuar të merr jtë njerëzish në Shqipëri dhe kosovë, ku poashtu ka shënuar rritje edhe numri I të infektuarve.
Katër viktima dhe 299 raste të reja me COVID-19 është bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri nga 1315 testeve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Poahstu ka pasur edhe 106 persona të shëruar. Numri i rasteve aktive në Shqipëri ka kaluar mbi 8 mijë persona, mbi 4100 prej të cilëve në Tiranë.
Në Kosovë janë shënuar dy viktima dhe janë shtuar edhe 186 të infektuar nga 1.049 testime. Poashtu u njoftua edhe për 54 të shëruar. Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 2.192 perosna.
