Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 22 të infektuarve. Shtatë nga të vdekurit janë nga Shkupi, të moshës 35, 55, 64, 66, dy 71 vjeçar dhe një 78 vjeç, poashtu jetën e kanë humbur edhe dy pacient nga Dibra të moshës 58 dhe 64 vjeç, dy nga Velesi të moshës 61 dhe 64 vjeç, dy pacient nga manastiri të moshës 70 dhe 74 vjeç, dy qytetarë të Gostivarit 76 dhe 79 vjeç, dy pacient nga Kriva Pallanka 56 dhe 88 vjeç, një pacient nga Kumanova I moshës 57 vjeç, një 61 vjeçar nga Prilepi, një 75 Vjeçar nga Struga, Një 60 vjeçar nga Koçani dhe një pacient 81 vjeçarë nga dellçeva. Poashtu janë regjistruar edhe 561 të infektuar nga 1901 testime të kryera në 24 orët e fundit në vend, ndërsa 197 pacient e kanë fituar betejën me Kovid 19.
Numri I rasteve aktive në vend aktualisht është 7408 persona, numri I të vdekurve ka arritur në 919, ndërsa numri I të shëruarve 18627 persona nga numri I përgjithshëm I të infektuarve që ka arritur në 26954 persona.
Virusi korona po mbush kapacitetet spitalore për pacientëve të sëmurë nga Kovid-19 në të gjitha qytetet e vendit, ndërsa gradualisht mbushet edhe spitali modular në Shkup dhe spitalin 8 Shtatori. Në klinikën infective në shkup në 24 orët e kalaura janë pranuar 17 pacient, ndërsa gjithsejt janë të shtrirë në spital 137 pacent.
Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 6 fëmijë dhe 8 nëna pozitive, ndërsa në siptalin 8 Shtatori janë pranuar edhe 6 pacient, ndrësa gjithsejt janë të shtrirë 49 pacient.
Në spitalin e Manastirit po trajtohen 57 pacient, në Shtip 54 pacient, derisa në klinikat infective në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli dhe Kavadar trajtim spitalor po marrin 281 pacient me kovid 19.
Misnitri i shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar se do të shfrytëzohen edhe repartet tjera të spitaleve për tu dalur në ndihmë personave të prekur me kovid 19.
NAIM SINANI