Botë

Mijëra njerëz braktisin shtëpitë në Filipine nga tajfuni Molave

26.10.2020 12:00

Rreth 25 mijë njerëz në Filipine janë zhvendosur për shkak të tajfunit Molave....

Rreth 25 mijë njerëz në Filipine janë zhvendosur për shkak të tajfunit Molave, i cili ka prekur rajonet në jug të kryeqytetit Manila me erë që arriti shpejtësinë mbi 125 kilometra në orë.

Për fat të mirë nuk ka raporte për viktima, por të paktën një person në Batangas mbetet i zhdukur dhe shtatë janë shpëtuar pas fundosjes së disa jahteve. Rreth 20 mijë nga të paktën 25 mijë njerëz të cilët janë zhvendosur për shkak të tajfunit që shkaktoi përmbytje dhe rënien e çative në fshatra, janë strehuar në shkolla dhe ndërtesa qeveritare që janë kthyer në qendra evakuimi.

Reshjet e mëdha të shiut që shpërthyen brenda natës, përmbytën fshatrat, erërat e forta rrëzuan pemët dhe shtyllat e energjisë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë. Më shumë se 1.800 shoferë kamionësh, punëtorë dhe pasagjerë janë bllokuar në porte pasi ekipet e rojes bregdetare mbyllën trafikun detar për shkak të moti të keq.