Botë
Covid 19, e gjithë europa më pranë karantinës së re
26.10.2020 12:29
Rastet Covid janë rritur në nivele rekord në mbarë kontinentin e vjetër...
Rastet Covid janë rritur në nivele rekord në mbarë kontinentin e vjetër, ku autoritetet po përballen në një njëjtin kohë edhe me një kundërshtim në rritje ndaj kufizimeve të lëvizjes.
Pas ditëve me protesta kundër masave në Napoli, Italia paraqiti kufizimet më të ashpra deri tani që prej heqjes së bllokimit në muajin maj. Rritja e vazhdueshme e rasteve ditore atje, ka nisur të shkaktojë një tendosje të madhe në shërbimet shëndetësore, duke risjellë në kujtesë skenat e fillimit të pandemisë. Italia po merr masa të rrepta pikërisht. Baret dhe restorantet do të punojnë deri në orën 18:00, por dyqanet dhe shumica e bizneseve do të vazhdojnë të funksionojnë.
Edhe Spanja, e goditur rëndë gjatë valës së parë të pandemisë, vendosi shtetrrethimin gjatë natës në të gjithë vendin. Autoritetet lokale mund të ndalojnë edhe udhëtimin mes rajoneve. Kryeministri Petro Sanchez do t’i kërkojë parlamentit të zgjasë afatin e rregullave të reja nga 15 ditë, në gjashtë muaj.
Shifrat po rriten shqetësueshëm edhe në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel mbledh sot me urgjencë task-forcën e saj të krizave, për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të merren.
Qeveria çeke e pranoi se masat e marra së fundi nuk e kanë ndaluar numrin e infektimeve, ndaj po mendohet për hapa drastike.
Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 219 të vdekur dhe 17.347 raste të që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani. Vetëm në 24 orët fundit në Rusi janë kryer 476 mijë teste.
