Sëmundjet respiratore, “mbajtja e maskave ndikon në uljen e rasteve”

26.10.2020 14:35

Mbajtja e maskave dhe distancimi social...

Mbajtja e maskave dhe distancimi social, përveç mbrojtjes nga Covid-19, kontribuon edhe në parandalimin e infektimeve të ndryshme respiratore.

Këtë e dëshmon edhe ulja drastike e numrit të fëmijëve të prekur nga gripat sezonale gjatë pranverës, informon drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Natasha Najdonoska Aluloska.

“Ambulancat tona gjatë muajve të pranverës kur kemi infektime respiratore, numri i kontrolleve ishte ulur në mënyrë drastike, përkatësisht numri i fëmijëve të hospitalizuar kishte rënie drastike. Mbajtja e maskave është metodë e dobishme për pengimin e infektimeve respiratore. Kjo do të jetë më e rëndësishme tani gjatë vjeshtës, për shkak se është stinë e infektimeve respiratore. Pra, maska do të na ruajë jo vetëm nga Korona, por edhe nga gripat sezonalë.”,- deklaroi drejtoreshë e Klinikës së Fëmijëve, Natasha Najdonoska Aluloska.

Najdonoska Aluloska informon se në ambulancat e tyre kontrollohen fëmijët me termin të caktuar, por edhe ata me simptomatologji akute, përveç atyre të cilët kanë temperaturë.

“Përmes sistemit “Termini im” pacientët tanë kontrollohen nëpër të gjitha ambulancat subspecialistike. Ata janë fëmijë të cilët ose kanë sëmundje kronike, të cilëve u  janë të nevojshme kontrollet e rregullta për përcjellje të gjendjes së tyre dhe për terapi, ose bëhet fjalë për pacientë të cilët janë të udhëzuar nga mjekët amë për diagnostikim të disa simptomave të cilat i kanë. Ndodh ende që nëpër ambulanca të vijnë edhe pacientë të cilët janë me simptomatologji akut edhe ata fëmijë kontrollohen në objektin montues i cili është pranë klinikës, që të pengojmë rrezikun e shpërndarjes së këtij infektimi në ambulancat subspecialistike.”,- tha drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Natasha Najdonoska Aluloska.

Fëmijët në klinikë janë të sigurt, personeli ka mjaftueshëm instruksione dhe trajnime se si duhen të sillen në raste të ndryshme dhe se si duhet të jenë të mbrojtur. Deri tani nuk ka pasur raste të përhapjes së Covid-19. (Belinda Koka Ademi, TVM2)