Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, Zoran Milevski u paraqit në burgun e Strugës

26.10.2020 14:55

Zoran Milevski Kiçeec, filloi dënimin me burg në Strugë mëngjesin e sotëm....

Zoran Milevski Kiçeec, filloi dënimin me burg në Strugë mëngjesin e sotëm. Jovica Stojanov - drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, thotë se Milevski do të jetë në Departamentin e pranimit për ca kohë, për të përcaktuar se ku do të vendoset, por edhe për shkak të protokollit për Covid-19.
 
Meqenëse burgu në Strugë është me sistem të hapur, ka shumë të ngjarë që Kiçeec të jetë në burg pa të drejtë daljeje për vetëm dy javë, dhe pastaj, nëse është i punësuar, do të lejohet të shkojë në punë dhe të kthehet pas punës në qeli. Këtë lloj trajtimi të tipit A, e marrin të gjithë ata që janë dënuar për herë të parë, ata ndaj të cilëve nuk po zhvillohet ndonjë procedurë tjetër penale dhe ata janë të angazhuar në punë, shpjegon Stojanov. Kiçeec u dënua me 3 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për rastin “Zhvatja’. Atij i kanë mbetur 2 vjet nga ky dënim, pasi tashmë e ka kaluar një vit në paraburgim.