Maqedoni

Mosrespektimi i masave, 697 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

26.10.2020 15:17

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 697 shkelje...

Nga MPB informojnë se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 697 shkelje të masës për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse.
 
MPB, u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë për mbrojtje nga Covid-19. 
 
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ka thënë se nuk do të shkelet e drejta e pacenueshme e shtëpisë, por se do të ketë kontrolle. Nëse ka denoncime, policia do të mund të shkojë dhe të intervenojë tek pronari dhe të shoh nëse ka shkelje ose jo”,- ka thënë Spasovski. Sipas tij, në ditë ka mesatarisht 1 mijë të dënuar për mosmbajtje të maskës.