Maqedoni

Bashkëpunimi RMV–OKB, kornizë bashkëpunimi për zhvillim të qëndrueshëm

26.10.2020 15:30

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, dhe Koordinatorja e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Rosana Duxhiak...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, dhe  Koordinatorja e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Rosana Duxhiak, nënshkruan “Kornizën e re për Bashkëpunim për Zhvillim të Qëndrueshëm për periudhën 2021-2025. Nënshkrimi i Kornizës përkon simbolikisht me Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe festimin e 75 vjetorit të themelimit të Organizatës.“Rëndësia e këtij dokumenti është edhe më e madhe nëse marrim parasysh se aktivitetet janë komplementare dhe në funksion të integrimit evropian të vendit”,- nënvizoi Ministri Osmani.
 
 
“Një nga pesë prioritetet e politikës së jashtme të vendit, si pjesë po ashtu edhe e misionit të mandatit tim si Ministër, është pjesëmarrja aktive e vendit në mbështetjen e multilateralizmit, si dobi thelbësore civilizuese në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në botë. Aq më tepër që Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe si vend anëtarë i plotfuqishëm i NATO-s, por edhe si vend që qëndron para vetë fillimit të negociatave me BE-në, ngrihet përtej stereotipave të Ballkanit për vend të cilit vazhdimisht i duhet furnizim i paqes dhe stabilitetit, në një vend që jep kontribut thelbësor ndaj progresit të civilizimit rajonal e me këtë edhe botëror, gjë që është po ashtu edhe obligim i yni. Këto janë mjete me të cilat përmirësohet kapaciteti ynë institucional, mbështetje e cila siguron kushte më të mira për biznes, kushte për tërheqjen e investimeve të huaja, për krijimin e vendeve të reja të punës, për të ardhura më të larta – në një mënyrë për përmirësimin e përgjithshëm të standardit të jetesës së qytetarët.”,- deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
“Korniza për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm  të OKB-së,  për periudhën 2021-2025 është dokument  kyç dhe strategjik që do të përcjellë punën e Agjencive  të KB-së, në Maqedoninë e Veriut në periudhën 5 vjeçare. Ky mbështetje u zhvillua përmes një bashkëpunimi të ngushtë me qeverinë, shoqërisë  qytetare  dhe të gjitha bashkësive . Kombet e Bashkuara në 5 vitet e ardhshme  do të punojnë në drejtim të mbështetjes së qeverisë dhe qytetarëve  për ti arritur prioritetet strategjike, përfshi këtu përmirësimin e standardit jetësor, mjedisit afarist, si dhe të drejtësisë.  Gjithashtu  parashihet krijimi i kushteve më të mira sa i përket gjetjes së vendeve të reja të punës, në veçanti për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë. Të gjithë njerëzit ti gëzojnë të drejtat universale për mbrojtje shëndetësore dhe arsim....”,- tha koordinatorja e përhershme të Kombeve të Bashkuara në RMV, Rosana Duxhiak.