Maqedoni

Përballja me Covid-19, Filipçe: Shtojmë kapacitetet në repartet Covid

26.10.2020 17:09

Teksa shtohen shifrat Covid, gjithnjë e më tepër pakësohen kapacitetet në klinikat infektive në të gjitha qytetet...

Numri i madh i të infektuarve ka lënë shumë pak shtretër bosh. Situatë e ngjashme edhe në spitalin modular, e institucionet po bëjnë përpjeke për të siguruar kapacitete shtesë. 
 
“Së pari në spitalin Kozle 40 shtretër, atje ka kuadër i cili është edhe i përforcuar me një kolege nga Infektivja. 2 pavijone në Spitalin "8 Shtatori", mu personelin që punon atje. Janë mbushur klinikat infektive edhe në qytetet tjera. Pacientët nga Kumanova dërgohen në Shkup. Gjatë këtyre dy-tre ditëve do të sigurohet funksionimi i plotë i repartit të ri, ku tashmë është instaluar një furnizim me oksigjen përmes një rruge qendrore. Do të mund të pranohen 100 pacientë. Në Manastir, Departamenti i brendshëm po rregullohet, sepse kapacitetet e tjera janë plotësuar. Në Ohër, departamenti i brendshëm gjithashtu menaxhohet. Në Gostivar, u vërejt një shkarkim më i madh i pacientëve dhe aktualisht pavioni është gjysmë i zbrazët. Në Tetovë ka në dispozicion 100 shtretër të rinj.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Karaxhovski: Kemi kapacitete edhe për testime shtesë
 
Autoritetet po shtojnë edhe masat e tjera për të zvogëluar mbingarkesën në pikat e testimit. Nëse hapen edhe dy laboratorë për teste në Qendrën për Shëndet publik dhe spitalin Kozle, do të analizojnë deri në 2000 strisho për 24 orë.
 
Në disa institucione do të sigurohen 350 teste shtesë në ditë, do të bëhet furnizimi me teste të shpejta, të cilat do të japin rezultate për rreth  15 minuta, si dhe do të bëhet  mobilizimi i mjekëve. 
 
“Teste ka, laborantë ka, nga 745 do të arrijmë në 1.000 teste të cilat do t’i bëj Instituti për shëndet publik. Shërbimi epidemiologjik do të mund t’i përgjigjet kërkesave, punojmë me dy ndërrime. Ndërrimi i parë deri në drekë, i dyti deri në 8 pasdite, pra po punojmë nga 16 orë që të përballemi me problemin. Nëse mund të bëjmë teste edhe në Qendrën për shëndet publik që përmendi ministri dhe në spitalin Kozle, ku po kontrollohet hapësira dhe kuadri ne mund të arrijmë në çdo moment të realizojmë 2.000 teste. Nga java tjetër presim edhe testet e shpejta të cilat do të na ndihmojnë.”,- u shpreh kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhoski.
 
Karaxhoski njoftoi se 80 për qind e rasteve pozitive, sëmundjen e kanë kaluar pa simptoma ose me simptoma shume të lehta, 12 deri  në 14 për qind kanë pasqyrë të lehtë klinike, 2 deri më 4 për qind e të infektuarve shtrihen në spital, ndërsa 1 për qind e të infektuarve futen në respirator.
 
Për Filipçen dhe Karaxhovskin, nuk është zgjidhje ora policore, por nëse numri shkon në rritje dhe nuk respektohen protokollet dhe masat kundër Kovid-19 nuk përjashtohet mundësia e kthimit të orës policore. 
 
SANIJE DURAKU