Maqedoni
Pastrimi i Drinit të Zi, përplasje mes LSDM-së dhe komunës së Strugës
26.10.2020 17:39
Drini i Zi në Strugë, pas rreth 4 dekadash, u pastrua nga mbetjet e akumuluara gjatë kësaj kohe...

Nga LSDM thanë se pastrimin e bënë ata. Nga komuna e Strugës reaguan duke thënë se ky është projekt i komunës së Strugës, të mundësuar nga UNDP, e partnerë të projektit ishin ELEM dhe Ministria e Mjedisit.
Për mënyrën e pastrimit të lumit reaguan ambientalistët që alarmuan se po dëmtohen gjallesat, por nga UNDP thanë se ky ishte një projekt i nevojshëm dhe se asnjë gjallesë nuk është lënduar pasi lumi ka pasur vazhdimisht ujë.
“Nuk mund të hyj në mendimet e njerëzve qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme, unë thjesht tregova rrugën se si ka rrjedhur kjo procedurë, ne kemi qenë aplikuesit dhe realizuesit e këtij projekti me ndihmesën dhe me financimin e UNDP-së, si bashkëpartnerë shumë të mëdhenj ka qenë edhe ELEM dhe Ministria për Ambient Jetësor, d.m.th. këtu nuk ka punë partia, vetëm thjesht institucionet e kanë realizuar.”,- deklaroi shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Strugës, Dashmir Nasufi.
ILMIJE ZHAKU
