Maqedoni

Covid 19: 15 viktima, 247 të infektuar dhe 321 të shëruar

26.10.2020 18:45

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 737 testime të bëra ka regjistruar 247 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 737 testime të bëra ka regjistruar 247 raste të reja të të infektuarve, 15 persona kanë humbur jetën ndërsa 321 janë shëruar.
 
Me numrin më të madh të të infektzuarve kryeson Shkupi me 116 raste i pasuar nga Prilepi me 23, Ohri 14, Shtipi dhe Struga 12, Gostivari dhe Tetova 10 dhe qytetet tjera me numër më të vogël tzë të infektuarve. Kanë humbur jetën 15 pacientë edhe atë një 73 dhe 78 vjeçar nga Shkupi, një 68 vjecar nga Kumanova, tre pacientë nga Tetova në moshë prej 60, 70 77 dy nga Struga në moshë prej 73, 75 vjeç, një nga Velesi 58 vjeç, një nga Ohri 69 vjeç një nga Gostivari 71 vjeç, një nga Gjevgjelia 76, dy pacientë nga Koçani 49 dhe 68 vjeç të gjithë pacientët kanë humbur jetën në kushte spitaleore.
 
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 27199 prej tyre 18949 janë shëruar  kanë humbur jetën 934  dhe numri i rasteve aktive shënon 7317.
 
FLUTURA LATIFI