Kodi Zgjedhor, Rama: Kuvendi do ta miratojë pa asnjë ndryshim

26.10.2020 19:24

Pas kthimit të Kodit Zgjedhor për rishqyrtim në Kuvend....

Pas kthimit të Kodit Zgjedhor për rishqyrtim në Kuvend nga presidenti i republikës, kryeministri Edi Rama e ka sfiduar hapur kreun e shtetit. Pas një mbledhjeje me drejtues politik të partisë socialiste, Rama ka thënë se Kuvendi do ta miratojë atë pa asnjë ndryshim.

Meta: Pjesë e zgjedhjeve të jetë edhe opozita

Por në konferencën e përjavshme, presidenti tha se pret reflektim nga mazhoranca, në mënyrë që pjesë e zgjedhjeve të jetë edhe opozita.

Presidenti ka publikuar edhe kërkesën drejtuar Komisionit të Venecias për opinion lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa komisionari për zgjerim ka sugjeruar që Kuvendi të presë këtë opinion para se të votojë ndryshimet. (Luljeta Ndoka, TVM2)