Maqedoni
Parashikimi i motit
27.10.2020 08:58
Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, sidomos në pjesët perëndimore të vendit...

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, sidomos në pjesët perëndimore të vendit, si dhe me paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet prej 18 deri në 24 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë me diell dhe stabil. Ndërsa gjatë mëngjeseve nëpër lugina do të ketë mjegull.
