Maqedoni
Spasovski, i infektua me Kovid-19
27.10.2020 09:59
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është infektuar me COVID-19....

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është infektuar me COVID-19. Këtë e ka bërë të ditur vetë Spasovski, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Dua t’ju informoj se edhe përkundër respektimit të rreptë të masave për mbrojtjen personale dhe të njerëzve rreth meje që nga fillimi i pandemisë, dje kam marrë rezultat pozitiv për COVID-19”. “Pasqyrën klinike e kam të mirë, me simptoma të lehta dhe tani jam në vetizolim shtëpiak. Kujdesuni!”,- ka shkruar Spasovski në Facebook.
Ministri Spasovski ka marrë pjesë në ngjarje ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministrat, Arjanit Hoxha e Naser Nuredini, nga Qeveria kanë thënë se janë respektuar protokollet, prandaj ata nuk janë të obliguar të shkojnë në izolim. Ministri Hoxha megjithatë është testuar, ndërsa edhe kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se do të testohet edhe pse nuk ka pasur kontakte direkte me Spasovskin.
