Maqedoni

Plagoset një polic në Shkup

08.11.2014 17:16

Një pjesëtar i policisë është plagosur me armë zjarri mbrëmë rreth orës 23 në qytetin e Shkupit nga dy persona të panjohur...

Ndaj policit me iniciale M.B, është shtënë me armë zjarri pranë qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka ndërmarrë të gjitha masat të për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të sulmit. 
 
“Ministria e brendshme ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes me çrast ka gjetur një gëzhojë e cila është marur për ekspertizë të mëtejme. Po ndërmerren masat për t’i vërretuar motivet dhe gjetjen e autorëve”, shprehet zëdhënësja e MPB-së, Maria Jakovleska. 
 
MPB nuk ka bërë të ditura motivet e sulmit, por vetëm ka sqaruar se pjesëtari i policisë,  në momentin kritik, nuk ndodhej në detyrë ndërsa pas dhënies së ndihmës mjekësore, polici i plagosur me një plumb, në shpatullën e majtë, është lejuar të kurohet në shtëpi. 
 
NAIM RAMADANI