Maqedoni

Todorov: 45 mijë pacient nuk shfrytëzuan terminet

08.11.2014 16:42

Numri i mjekëve që kanë munguar në kontrollin e parë, këtë muaj është zvogluar për katër her...

Në krsahasim me muajin e kaluar kur numri i mjekëve që kishin munguar më shum se një orë dhe më shum se tre her gjat muajit, në terminin e parë për kontrollë, arrinte në  162 mjek, këtë muaj ky numër është zvogluar në 40, bën të ditur ministri i shëndetësisë.
 
“Këtë muaj numri mjekëve që janë vonuarnë kontrollin e parë  është diku rreth dyzet.Kjo don të thot se efektet e dëshiruara janë arritur”, shprehet ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Por ministri si ngarkesë për sistemin shëndetësorë Minsitri todorov sot e paraqeti mosaqrdhjen e pacientëve në terminin e caktuar. Vetëm në muajin tetorë diku rreth 45 mij qytetarë nuk kanë shkuar në 48 mijë e 795 terminine te caktuara.
 
Kjo sipas ministrit e ngarkon sistemin shëndetësorë, qoft në aspekt të efikasitetit ashtu edhe në aspect financiar.
 
Nëse këta pacient në kohë do të anulonin terminet të paktën për tre her do të zvoglohej numri I udhëzimeve prioritare, që arrinë në rreth 62 mijë udhëzime.
 
Madje ka edhe pacient të cilët nga disa her kanë caktuar termine dhe asnjëher nuk e kanë shfrytëzuar tha Minsitri.
 
“Nga fillimi i vitit e deri më sot, paciente e moshës 58 vjeçare nga Shkupi, nga komuna e Çairit dhe paciente e moshës 55 vjeçare nga komuna e Sopishtes nuk kanë ardhur në gjithsejt 21 termine të caktuara”, shprehet ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
Mosshkuarja në kontrolle e këtyre pacientëve dhe mosanulimi i termineve, ka pamundësuar që shërbime mjeksore të marrin ata që u është mëse e nevojshme tha Minsitri, i cili njëherit vuri në dukje se kjo i ka kushtuar sistemit shëndetësorë 217 mijë euro.
 
Prandaj duke paralajmëruar se me ndryshimet e reja në ligjin për mbrojtje shëndetësore do të jetë e obligueshme që të anulohen terminet, Minsitri tha se nëse këta 45 mijë qytetarë do të ishin shtetas të Gjermanisë, Belgjikës, Suedisë apo Danimarkës, do të sanksionoheshin.
 
Për shembull nëse në Gjermani nëse nuk e anuloni terminin të paktën dy dit më parë, kontrollin e ardhëshëm duhet të paguani për kontroll privatisht edhe nëse jenë të siguruar.
 
Në Belgjik nëse brenda 24 orësh nuk e anuloni terminin mjeku mund të ua paguaj shërbimin privatisht.
 
Ndërsa në Danimarkë për mosshkuarje në termin të paracaktuar paguhet dënim prej 70 eurosh.Ndërsa në Maqedoni edhe me ndryhsimet e reja ligjore nuk parashihen sanksione por nuk përjashtohet edhe një mundësi e tillë, pasi të merret mendimi i opinionit.
 
HAMIDE IBRAHIMI