Botë
Shqipëri, 4 fëmijë e një grua u kthyen nga kampi "Al-hol”
27.10.2020 18:47
4 fëmijë dhe një grua, të cilët mbaheshin prej vitesh në kampin “Al-Hol” në Siri...

4 fëmijë dhe një grua, të cilët mbaheshin prej vitesh në kampin “Al-Hol” në Siri, kanë zbritur këtë të martë shkallët e avionit në aeroportin e Rinasit. Së bashku me ta, zbriti edhe kreu i qeverisë shqiptare, ndërsa të afërmit e të miturve prisnin në ankth takimin me fëmijët, të cilët hezitojnë për t’i përqafuar.
Menjëherë pas zbritjes nga avioni që udhëtonte nga Libani, kryeministri Rama e cilësoi një operacion tepër kompleks, për shkak edhe të regjimit të Damaskut, dhe surprizave që mund t’u vinin të riatdhesuarve nga forca të tjera që operonin në kamp.
Qeveria shqiptare po punon për riatdhesimin e fëmijëve të tjerë të mbetur në kampin “Al-Hol” në Siri, së bashku me gjysmë hënën e kuqe siriane. Nërkohë i pari fëmijë shqiptar që u rikthye nga kampi al-hol ishte Alvin Berisha, i cili u prit në Itali nga babai dhe dy motrat e tij më 11 nëntor të vitit të shkuar.
LULJETA NDOKA
