Kovid-19, tre të vdekur e 197 të infektuar në Kosovë
Në Kosovë janë regjistruar 197 raste të reja me Kovid-19, pas marrjes së 1,018 mostrave...

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tri viktima. Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 48 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2,478 persona.
Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me Kovid-19, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online.
Numri i nxënësve të infektuar me virusin korona është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë disiplinë në respektimin e masave kundër COVID-19, që të përjashtohet mundësia e karantinës.
