Botë
Shqipëri, 7 të vdekur 284 të infektuar nga Kovid-19
27.10.2020 19:40
Në Shqipëri ka vazhduar të jetë i lartë numri i të infektuarve...

Në Shqipëri ka vazhduar të jetë i lartë numri i të infektuarve, por edhe i të vdekurve në 24 orët e fundit nga Kovid-19.
Ministria e shëndetësisë ka njoftuar për 7 të vdekur dhe 284 të infektuar. Ky numër viktimash shënon edhe një rekord të zi për Shqipërinë, pasi është numri më i lartë i vdekjeve deri tani, duke e çuar totalin e viktimave në 487.
Po ashtu autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe për 103 persona të shëruar. Ndërsa aktualisht trajtim spitalor po marrin 285 persona, ndërsa raste aktive aktualisht janë 8,434 persona.
