Maqedoni

MASH: 745 bursa për nxënësit e shkollave të mesme publike

08.11.2014 16:48

Edhe për vitin shkollor 2014/ 2015, MASH ka siguruar 745 bursa për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe private...

Bursat janë të  ndarë në 6 kategori edhe atë: 400 bursa për mbështetjen e nxënësve të rasteve sociale; 80 bursa për nxënësit me status të fëmijëve pa prindër; 50 bursa për nxënësit me nevoja të veçanta; 150 bursa për nxënësit e talentuar-sportistë, 50 bursa për nxënësit e talentuar, prej të cilave 45 janë për nxënësit nga shkollat publike ndërsa 5 bursa për nxënësit e shkollave private, dhe 15 bursa për nxënësit e degës hotelieri- turizëm.
 
Njëherit  ministri i arsimit Abdylaqim Ademi bëri të ditur se kët vit kuota për shqiptarët dhe bashkësitë tjera jo shumicë nga 20% sa ishte do të rritet në 36%.
 
“Kushtet të cilat duhet ti plotësojnë janë: të mos kenë përsëritur asnjë vit gjatë shkollimit, të mos shfrytëzojnë bursë nga ndonjë institucion tjetër ose ndonjë kompani dhe të jenë shtetas të Maqedonisë. Përveç kushteve të përgjithshme, për secilin lloj të bursave ka edhe kushte shtesë të cilat secili kandidat duhet detyrimisht ti plotësojë me qëllim që të fitojë të drejtën e shfrytëzimit të kompensimit me para në formë të bursës”, shprehet ministri i arsimit dhe shkences Abdylaqim Ademi.
 
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me gabimet në tekstet shkollore Ademi tha se ka inicuar ndryshimet e ligjit me qëllim që të ofrojë zgjidhje të plotë dhe jo parciale.  
 
“Ne jemi në faze të ndryshimit të ligjit me qëllim që të krijojmë një bazë juridike të mirë dhe të gjejmë një zgjidhje sistemore sepse  zgjidhja që për momentin e jep ligji që ministri në çdo moment mund të formojë një komision dhe ta tërheq tekstin shkollorë mendoj që nuk është zgjidhje e përhershme dhe sistemore”, shprehet ministri i arsimit dhe shkences Abdylaqim Ademi.
 
Ndërkohë ministri Ademi ka mirëpritur edhe vendmin e kuotave që ka miratuar Këshilli i ministrave të Shqipërisë për studentët nga Maqedonia ndërsa tha se do të kujdeset që ai të harmonizohet me nevojat e brendshme të vendit, sidomos në drejtimet teknike  dhe në shkencat e mjeksisë.
 
Këshilli i ministrave tëshqipërisë ka miratuar vendimin sipas të cilit u janë ndarë kuota të caktuara studentëve jashtë teritorit të shqiprisë.
 
Sipas këtij vendimi rreth 150 studentë nga Maqedonia në kushte të barabarta do të kenë mundësi t’i ndjekin studimet në ciklin e dytë në universitetet e Shqiprisë.
 
NAIM RAMADANI