Maqedoni

Një shkupjan akuzohet për tregti të palejuar me marihuanë

28.10.2020 11:10

Pas procedurës së zbatuar hetimore, Prokuroria Themelore Publike ka parashtruar akuzë për një person 37 vjeç...

Pas procedurës së zbatuar hetimore, Prokuroria Themelore Publike ka parashtruar akuzë për një person 37 vjeç i cili ngarkohet se ky kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, më 14 tetor, gjatë bastisjes në shtëpinë e të akuzuarit në Draçevë, policia ka gjetur drogë – marihuanë 51,61 gramë, të paketuar në 10 pako dhe një qese najloni.

Prokurori publik kompetent deri te Gjykata penale Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për personin e akuzuar, duke vlerësuar se edhe më tej ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ai mund të ikë për ta shmangë ndjekjen  penale.