Botë
Dialogu Kosovë-Serbi, Trump: Ndalëm luftën 400 vjeçare!
28.10.2020 12:30
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump edhe njëherë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Në një tubim që ka mbajtur në Nebraska , Trump gjatë fjalimit të tij foli edhe për ndërmjetësimin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, mes të cilin sipas tij, u ndal lufta 400 vjeçare mes të dyja vendeve.
“Ata luftonin dhe vrisnin njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thash, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin që 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”, ka thënë Trump.
