Maqedoni

Karaxhovski për TVM: Jemi në fazën kritike, respektoni masat

28.10.2020 12:36

Rritja drastike e rasteve të reja me Kovid 19, kur ditëve të fundit 1/3 e të testuarve doli pozitiv...

Rritja drastike e rasteve të reja me Kovid 19, kur ditëve të fundit 1/3 e të testuarve doli pozitiv, ngre shqetësim se si mund ta përballojë situatën sistemi shëndetësor. Kapacitet e spitaleve tani më janë të mbushura, një situatë e tillë rrezikon që vendi të përfshihet nga një skenar i zi nëse vazhdon mosrespektimi i masave, si nga ana e institucioneve poashtu edhe nga qytetarët,deklaroi Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, në një intervistë ekskluzive për TVM. 
 
“Më së shumti më dëshpëron popullata ata të cilët duhet të jenë shëmbull. Ne tani jemi në një fazë kritike nga e cila nuk ka kthim,nuk mund të kthehemi në muajt prill dhe maj pa respektimin e masave. Gjendja mund vetëm të përkeqësohet. Mos respektimi, apo lëshimi i menjëhershëm i vëmendjes së popullatës që të kthehet në gjendje dhe jetë normale ka bërë që të jemi në këtë situatë.”, tha Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.
 
Shqetësues për të është edhe numri i shtuar i viktimave e Karaxhoski se qytetarët vijnë shumë vonë në spitale. Ai shton se nuk duhet mbyllur sytë para fakteve dhe nëse nuk egziston besim në punën e Komisionit të gjithë mund të shohin pasqyrën reale në vendet Evropiane dhe ne botë ku sistemet shëndetësore nuk janë të pregaditura për këto numra.
 
“Numri i madh i të sëmurëve mund ta rrënojë sistemin tonë shëndetësor. Numri më i madh të sëmurëve vijnë vonë në spitale, shumica kanë vdekur gjatë rrugës. Rastet tjera janë evidnetuar me sëmundje të ndryshme dhe gjendja i është komplikuar. Nëse vazhdojmë me mosrespektim të masave nuk do të kemi kapacitete spitalore e as kuadër që do të trajton masën.”, tha Karaxhovski.
 
Në reagimet e qytetrëve se maskat nuk duhet mbajtur në ambient të hapur Karaxhovski thotë se fluskat në ajër gjatë kalimit afër njëri tjetrit janë ngjitëse ndërsa shqetësues mbetet fakti edhe i atyre që nuk besojnë në egzistimin e virusit.
 
LEONORA KALIQI