Maqedoni

Nuk heqin dorë nga kërkesat, zjarrfikësit në protestë para zyrës së Shilegovit

28.10.2020 13:06

Zjarëfikësit në protestën e qetë para zyrës së kryetarit të komunës së qytetit të Shkupit Shilegov...

Zjarëfikësit në protestën e qetë para zyrës së kryetarit të komunës së qytetit të Shkupit Shilegov porositën se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre që t’u paguhet kompenzimi për rrezikshmëri në punë. Thonë se ende nuk kanë përgjigje në formë të shkruar nga ana e të parit të qytetit. Paralajmëruan se do të ndërmarin hapa më serioze e për realizimin e të drejtave të tyre do ti drejtohen edhe qeverisë.
 
"Siç na informoi kryetari i qytetit, do të jetë kontestuese ndryshimi i një  neni të caktuar nga Ligji për Zjarëfikjen që të fitojmë 20% që na takon. Nësë kjo është problemi, le të na jepë përgjigje me shkrim dhe pastaj ne do të shkojmë në instancat më të larta ku do të kërkojmë që të ndryshohet ai nen dhe të na paguajnë sipas asaj që ka vendosur gjyqi. Nuk kërkojmë rritje ashtu sic raportuan  disa media, ne kërkojmë përllogartje të rrogës në bazë të vendimit të gjykatës dhe ajo do të thot se nëse ne tani marrim 80% të pagës, do të duheshtë që të na kthejnë ato 20% që  na takojnë.", tha Dejan Isaevski, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.
 
Problemet e zjarrfikësve, Arsovski: U injoruan për 15 vite, do të zgjidhen
 
Qeveria thotë se problemi është injoruar për 15 vite por ekzekutivi aktual është i vendosur ta zgjidhë.
 
"Nga 2022, nga ajo që kemi si informacion, duhet të kemi bllok dotacione që do të transferohen në komuna. Ndryshimi është se shtesat e dedikuara mund të përdoren vetëm për pagat dhe shtesat e zjarrfikësve, pra paratë nga këto bllok dotacione, komuna mund t’i përdorë vetëm   për funksionimin e reparteve të zjarrfikësve dhe me to fillimisht duhet të paguajë pagat dhe shtesat për zjarrfikësit.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
 
Protestat kanë vazhduar pas takimit të tensinuar të së martës mes Shilegovit dhe zjarrfikësve në të cilin nuk u arrit marrëveshje. Shilegov tha se nuk bëhet fjalë për mungesë të  vullnetit por se nuk ka bazë ligjore që të kryhen pagesa e pagave ashtu siq ata e kërkojnë. Paralajmëroi se do të kryhen ndryshime në Ligjin për Zjarëfikjen të cilat do të duhet të hyjnë në fuqi në qershor të vitit 2021 ku kërkesat e zjarëfikësve do të marrim bazë ligjore për realizim. 
 
GAMEND KURTISHI