Maqedoni
Konferenca e parë ndërqeveritare, Angelov: Korniza negociuese në duart e Brukselit
28.10.2020 13:26
Në prag të përfundimit të procesit të Berlinit Bullgaria ende nuk qartësohet nëse do ta bllokojë konferencën

Në prag të përfundimit të procesit të Berlinit Bullgaria ende nuk qartësohet nëse do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare me çka edhe formalisht RMV fillon bisedimet me BE-në. Ambasadori bullgar Angelov thotë se qeveria bullgare nuk tërhiqet nga vendimi për përkrahjen e procesit eurointegrues të RMV-së ndërsa shton se korniza negociuese është në duart e Brukselit dhe jo të Sofjes.
"Bullgaria nuk mundet të ndryshojë pozicionin sepse ka deklaratë në parlament dhe vendim të qeverisë, ndërsa çka flitet brenda në BE është problem i brendshëm I Brukselit, nuk është problem i yni.", tha Angel Angelov, ambasador i Bullgarisë.
Mosmarrëveshjet Shkup -Sofje, Holstein: Gjeni zgjidhje për dallimet
Ndërkaq ambasadorja gjermane Holstein është optimsite se deri në fund të presidencës gjermane me BE-në do të organizohet konferenca e parë ndërqeveritare me RMV-në. Përkujton se Shkupi dhe Sofja janë dy palët që duhet të gjejne zgjidhje për dallimet.
"Bashkimi Evropian nuk është për të ndërhyrë të themi në dallimet mes shteteve anëtare të BE-së dhe shteteve aderuese. Cështjet dypalëshëse duhet të zgjidhën në mënyrë dypalëshe… Është edhe në interes të Bullgarisë ta ruajë pasqyrën si përkrahëse e fuqishme e rajonit. Personalisht mendoj se kjo do të ndodhë.", tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë.
Mosmarrëveshjet Shkup -Sofje, Osmani optimist në zgjidhjen e kontestit
Shefi I politikës së jashtme Bujar Osmani ndërkohë sqaroi se ka avansime në biseidimet e grupeve në nivel ministror. Nuk shpalos detaje por thote se është optimist në zgjidhjen e kontestit.Të gjitha palët i kanë të njohura pasojat e mossuksesit thotë Osmani.
"Grupet bisedojnë për të gjitha cështjet për të cilët palët mendojnë se duhet diskutuar ose gjendur gjuhë e përbashkët. Kjo nuk prejudikon se do gjindet zgjidhje për cilëndo nga këto çështje por qasja jonë është të flasim hapur, jemi miq, kemi nënshkruan marrëveshje për fqinjësi të mirë, kjo është bazë e partneritetit tonë, shohim të ardhme të përbashkët në familjen evropiane dhe nuk mendoj që duhet të ketë tabu në bisedimet tona.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm
Brukseli zyrtar dy javët në vijim ka paralajmëruar takime intenzive me Bullgarinë dhe RMV-në ndërsa rruga e mëtejme e procesit integrues të RMV-së do të kuptohet pas mbarimit të procesit të Berlinit më 10 nëntor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
