Kulturë
3 dekada art, piktori Reshat Ahmeti, shënoi 30 vjetorin e krijimtarisë
28.10.2020 13:52
I rrethuar me pikturat e tij ndër vite, mbëmë, piktori Reshat Ahmeti shënoi 3 dekada plot art...

I rrethuar me pikturat e tij ndër vite, mbëmë, piktori Reshat Ahmeti shënoi 3 dekada plot art, prezentim i një jete plot ngjyra. Idetë e tij gjithmonë janë shprehur në vepra të cilat kanë dhënë mesazhe shpesh madje enigmatike. Këtë arritje të madhe artistike, ai e shpalosi në një ekspozitë në galerinë nacionale ku u ekspozuar veprat që artisti I cilëson fryte të një udhëtimi artistic të mrekullueshëm.
"Është mirë që në cdo profesion të jepet dashuri,dashuri e sinqertë, unë këtë punë e kam dashur e dua besoj se edhe më tej. Cdo artist cdo krijues cdo gjë cka bën duhet të jap një pjesë të shpirtit vet që më në fund fidbeku të kthehet sic u kthy sonte.", tha Reshat Ahmeti, piktor.
"Në krijimtarinë 30 vjecare, jo secili mund ta gëzon në këtë mënyrë të jet aktiv, saher I them edhe piktorit se është një ndër artistit më produktivv dhe më cilësor që kemi.", tha Dita Starova Qerimi, drejtoreshë e galerisë nacionale.
Një realizim i përkryer arti, përpos njohurisë, kërkon një ndjenjë të thellë, e Reshat Ameti e ka këtë ndjenjë e përmes saj, flet me një “gjuhë specifike” përmes pikturave të tij
AIDA ZIBERI
