Maqedoni
"Arka e DSK-së”, 6 vite burg për jakimovskin, 4 për maxhovskin
28.10.2020 14:43
Gjykata penale në Shkup ka shqiptuar 6 vite burg për Toni Jakimovskin dhe 4 vite burg për Stevo Maxovskin...

Gjykata penale në Shkup ka shqiptuar 6 vite burg për Toni Jakimovskin dhe 4 vite burg për Stevo Maxovskin, ndërsa ka liruar nga përgjegjësia të akuzuarën e tretë Kristina Josifovska. Jakimovski si shef I kabinetiti të ish drejtrit të DSK-së Sasho Mijallkov akuzohet se me dy të punësuar të tjerë në DSK ka mërrë 820 mijë euro para të shtetit nga arka speciale e shërbimit të mëparshëm për siguri shtetërore.
Sipas aktvendimit, Jakimovski e ka urdhëruar të gjykuarin Petre Peshovski, për shkatërrimin e dokumentacinonit për paratë e paguara. Prokuroria ndërkohë, nuk pajtohet me vendimin e gjykatës për lirim nga akuza për të akuzuarën Kristina Josifovska ndërsa për dënimet me burg tha se janë të kënaqshme.
"Rrethanat e tilla e vërtetojnë faktin se e akzuara e di se çfarë ka bërë dhe me vetëdije e ka kryer veprën për të cilën ngarkohej. Do të presim aktvendimin me shkrim, por nëse gjykatësi prapë qëndron vetëm në këto fakte që i tha, mund të them se në atë pjesë do të ketë ankesë. Sa u përket dënimeve të shqiptuara mund të them se të njejtat janë të kënaqshme, por duhet ta shoh vendimin që të vlerësoj se nëse janë adekuate për veprën penale.", tha Ivana Trajçeva, prokurore.
Para fillimit të gjykimit, i akuzuari Petre Peshovski i punësuar në DSK, pranoi fajin për keqpërdorim të arkës së shërbimeve sekrete dhe u dënuar me 3 vite burg.
FLORIJE BELULI KAMBERI
