Maqedoni

Ndotja e lartë e ajrit, Shkupi, Kavadari e Kumanova kryesojnë listën

28.10.2020 15:00

Ditëve të fundit në disa qytete të vendit është konstatuar nivel i lartë i ndojes së ajrit...

Ditëve të fundit në disa qytete të vendit është konstatuar nivel i lartë i ndojes së ajrit. Ndotje më e lartë e ajrit sa u përket grimcave PM10 është regjistruar në Lisiçe të Shkupit 103.61 mikrogram për metër kub, në kavadar 110.88 mikrogram për metër kub dhe Kumanovë 80.02 mikrogram për kub. 
 
Një studim i shkencëtarëve nga Gjermania dhe Qipro ka ardhur në përfundim se në qytetet me ndotje më të lartë të ajrit, vdekshmëria nga kovid 19 është për 15 % më e lartë. Edhe Kryeqendra e vendit nuk është imune nga ndotja e lartë e ajrit. Ndërsa Shkup ka regjistruar edhe numrin më të lartë të personave të infektuar nga Kovid 19.  
 
Autoritetet: Po marrim masa për uljen e ndotjes
 
Nga Ministria e ambientit jetësor, në një përgjigje me shkrim për TVM2 lidhur me masat afatshkurtëra që po ndërmerren, thonë se janë të angazhuar në detektimin dhe eliminimin e burimeve të ndotjes së ajrit. Ndotësit më të mëdhej sipas minsitrisë janë lëndët që përdoren për ngrohje nga ana e amvisrive, transporti, industria dhe mbeturinat e ndërtimit.  
 
“Po punohet në identifikimin e objekteve publike që shfrytëzojnë sistem për ngrohje me lëndë jo ekologjike dhe ndryshimin e tyre, rritje të inspektimeve në bashkëpunim me inspektoratin shtetëror të ambientit jetësor, intensivisht punohet në vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat dhe rritjen e vetëdijes dhe edukimit publik”, thonë nga Minsitria e Ambientit. 
 
Edhe zëdhënësi i qeverisë në mesin e ndotësve kryesorë thekson amvisëritë.
 
"Të gjitha analizat flasin se pjesë e problemit është ngrohja e amvisërive, nuk janë të rastit projektet si ndryshimi i shporeteve të vjetër, zëvendësimi me lëndë që nuk e rrezikojnë ambientin jetësor. Kjo është pjesë e problemit që mëtej duhet sëbashku të punojnë edhe qytetarët edhe institucionet që problemi ngadalë të tejkalohet. Kjo është diçka që nuk mund të zgjidhet për kohë të shpejtë.", tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
 
Qytetarët: Duhen marrë masa, kemi probleme në shëndet
 
Qytetarët e anketuar pranojnë se ngrohja e amvisërive mund të jetë  një ndër problemet, por ata që duht të marin masa, janë autoritetet. 
 
"Vetura ka shumë, shtëpit qesin tym, ata që nuk kanë mundësi të blejnë klima, rrugët janë jo boll të pastuara, ka pluhur, krejt kur kombinohen e japin këtë rezultat që e kemi sot"...
 
"Tash fillon dimri, njerëzit nuk kan çfar të ndezin për ngrohje djegin mbeturina, këpucë, goma dhe ndotet ajri.", thanë qytetarët. 
 
Ata që më së shumti vuajnë ndotjen e ajrit, janë të sëmurët kronikë.Por dhe të tjerët kanë vështirësi.
 
"Nuk e ndjej sepse jam më i ri por më vështirë është për të moshuarit. Ndotja u rrit me fillimin e sezonit të ngrohjes, poashtu thuhet se ndotja po vjen edhe nga djegja e mbeturinave"...
 
"Vetura ka shumë, ndezin zjarre, shporeta, prandaj ajri nuk është i pastërt. Më pengon sepse unë jam e sëmur nga hasma, sheqeri prandja më pengon"... 
 
"Më pengon shum sepse çdoherë kur dal, shoh tym, automobila ka shum, ka të shkosh ka gjëra që nxjerrin tym.", thanë qytetarët.
 
Në kuadër të masave për uljen e ndotjes së ajrit autoritetet thonë se po punohet edhe në implementimin  e standardeve evropiane për lëndët që përdoren si energensa për ngrohje. 
 
GYLTENE SINANI