Maqedoni

MPB: Po heton adresën e komunikatës së UÇK

08.11.2014 17:08

Ministria e Punëve të Brendëshme po punon në përcaktimin e adresës elektronike prej ku u lëshua komunikat nga ana e UÇK-së...

Ministria e Punëve të Brendëshme po punon në përcaktimin e adresës elektronike prej ku u lëshua komunikat nga ana e UÇK-së e cila merr përgjegjësinë për sulmin e para disa ditëve me predha ndaj godinës qeveritare. Por tani për tani nuk ende nuk dihen kryersit e këtij sulmi thonë nga MPB.
 
“MPB ka marr masa për gjetjen e kryerësve të cilët kanë kryer sulmin ndaj Qeverisë. Po marrim masa për përcaktimin e identitetit të kryerësve dhe gjitha njohuritë që i kemi lidhur me ngjarjen, punojmë edhe në atë drejtim, pra përcaktimin e adresës”, shprehet zëdhënësja e MPB-së, Marija Jakovleska.
 
Poashtu Jakovlevska thot se Ministria e brendshme e ndjek gjendjen në teren edhe sa u përket deklaratave se në territorin e vendit ekzistojnë formacione paraushtarake. 
 
HAMIDE IBRAHIMI