Maqedoni
Arsimimi mediatik si lëndë shkollore, ekspertët: Të rinjtë duhen të mësojnë dallimet
28.10.2020 15:21
Dilema më nuk ka, arsimimi mediatik duhet sa më shpejt të futet në arsimin formal në RMV....

Dilema më nuk ka, arsimimi mediatik duhet sa më shpejt të futet në arsimin formal në RMV. Gjeneratat e reja duhet të mësojnë se çështë dezinformata, të mësohen të bëjnë dallimin mes lajmit të rrjeshëm dhe të vërtetë. Pandemia me Covid 19, konfirmoi se as teknologjit më të stofistikuara nuk ndihmojn në mënjanimin e lajmit të rremë, vlersojnë pjesmarrësit në tryeze e rrumbullaket “Arsimimi mediatik”. Nga Instituti i Mediave janë të kënaqur që edhe pas 10 viteve opinionin është gjithnjë e më i zëshëm për futjen e arsimit mediatik si lëndë nëpër shkolla.
"Puna jonë e vazhdueshmë në ketë sferë, konfirmon se ka nevojë të madhe për intervenim dhe aktivitete që do të jenë të fokusuar edhe në fushën e arsimit formal por edhe atij joformal.", tha Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit të Mediave.
"Besimi në dezinformata lidhur me Kovid-19 është mëse I lidhur me mosbesimin në shkencë. Njerëzit janë të dyshmit, ata as që e dinë se çka është shkenca, ata nuk e dinë as vlefshmërinë e informacionit shkencor. Dhe ne këtë e pamë në praktikë se si ajo reflektohet në sjelljen me Kovid-19.", tha Snezana Trpevska, profesore.
Autoritetet janë të gatshme të fusin arsimin mediatik edhe te parashkollorët.
"Pasi që sa më herët i ballafaqojmë fëmijët me nevojën e arsimit mediatik dhe e dallimit të dezinfomacionit, aq më mirë dhe më lehtë do të mund të ndërtojmë në të ardhmen atë sistem.", tha Mila Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
OJQ-të me qëndrim se përfitimi i njohurive nuk duhet të zhvillohet vetëm te nxënësit dhe arsimtarët, por edhe jashtë sistemit arsimor. Ata rekomandojnë që për përpjekje të tilla të ndahen para nga Buxheti i shtetit.
SANIJE DURAKU
