Maqedoni

VMRO: Zaev harxhon 250 mijë euro për këshilltarë

28.10.2020 15:48

VMRO DPMNE akuzon kryeministrin Zoran Zaev se po shpenzon shumë para buxheti...

VMRO DPMNE akuzon kryeministrin Zoran Zaev se po shpenzon shumë para buxheti për këshilltarë të jashtëm. Sipas opozitës maqedonase, kryeministri po harxhon rreth 250 mijë euro në vit për këshilltarë që nuk sjellin rezultate. Madje VMRO pyet Zaevin se çfarë kanë punuar këto 23 këshilltarë, në tre vitet e kaluara, dhe çfarë e kanë këshilluar.
 
“Mbi 20 000 euro në muaj shkojnë për paga neto për këshilltarët e Zoran Zaevit. 23 persona për të cilët askush nga qytetarët nuk e di se çfarë punojnë dhe përse i harxhojnë paratë e qytetarëve. Janë mbi 240 mijë euro në vit që qytetarët i japin për këshillat që 23 persona i japin Zaevitm ndërsa rezultati i atyre këshillave është katastrofal siç mund të shihnim tre vitet e fundit.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së
 
LSDM: Gruevski harxhonte 7 herë më shumë  
 
Akuzave të vazhdueshme për shpenzime të majme për këshilltarë, LSDM iu përgjigj një ditë më parë. Partia e Zaevit rikujtoi kreun actual të VMRO DPMNE-së se ai vetë si një nga 91 këshilltarët e ish kryeministrit Gruevski ka marë honorary 1000 euro në muaj. 
 
“Angazhimi i 91 këshilltarëve të Gruevskit, I kushtinte shtetit 1.73 milionë euro në vit, shumë shtatë herë më e madhe se ajo që kumton VMRO DPMNE”, - thuhej në reagimin e LSDM-së.   
 
SHPËTIM NUREDINI