Covid 19, 311 raste të reja në Shqipëri, 281 në Kosovë

28.10.2020 16:16

Ka vazhduar rritja e resteve të reja me Kovid 19 edhe në shtetet fqinjë Kosovë dhe Shqipëri...

Ka vazhduar rritja e resteve të reja me Kovid 19 edhe në shtetet fqinjë Kosovë dhe Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 viktima dhe 311 raste të reja me virusin korona. Aktualisht në spitalet Covid gjenden 289 pacientë. Betejën me virusin në 24 orët e fundit në Shqipëri e kanë fituar 85 qytetarë.
 
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ndërkohë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 932 mostra të marra, janë regjistruar 281 raste pozitive. Gjithashtu janë raportuar katër raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 18.626 raste nga 90.040 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 673 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.295 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.658. 
 
ZEKIRJA MEXHITI