Çmimi i energjisë elektrike, MEPSO: Rryma nuk është kategori sociale

28.10.2020 16:59

MEPSO nuk do të kërkojë zvogëlim të çmimit të energjisë elektrike...

MEPSO nuk do të kërkojë zvogëlim të çmimit të energjisë elektrike. Drejtoresha e Përgjithshme e MEPSO, Eva Shukleva thotë se çmimi i energjisë elektrike nuk guxon megjithatë të jetë as vendim politik.

Përkujton se MEPSO  është një kompani tregtare si të gjitha kompanitë e tjera dhe për këtë arsye nuk mund të kërkojë ulje të çmimeve.

Përkujton edhe se  për kategoritë e cenueshme të qytetarëve shteti siguron subvencione, por  energjia elektrike nuk është kategori sociale.

“Energjia elektrike nuk duhet të jetë kategori sociale. Kjo është arsyeja pse MEPSO nuk mund, jo se ai nuk dëshiron, ne e dimë se cila është situata në vend, veçanërisht për shkak të ‘Covid19’. Për të gjithë ne por edhe për mua energjia elektrike është e shtrenjtë, prek të gjithë, por kompania duhet të vazhdojë të punojë” – tha Drejtoresha e Pwrgjithshme e SHA - “MEPSO”, Eva Shukleva.

Shukleva thotë se nuk mund të këkrohet ulje çmimi edhe për shkak të projekteve investuese për të azhurnuar rrjetin e transmetimit.

“Ne kemi kërkuar një rritje të çmimit prej 70 përqind në pjesën për MEPSO, ndërsa kemi marrë 11 përqind nga Komisioni Rregullator i Energjisë. Llogaritjet tona kanë treguar se pjesa jonë në faturën mesatare të energjisë do të rriten me 23 denarë nëse rritja është 70 përqind, ndërsa tani rritja do të jetë rreth 5 denarë. Nuk besoj se kjo do të ndikojë në zvogëlimin e konsumit” – u shpreh Shukleva.

Rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike ndodhi në gusht të këtij viti dhe ishte me 7.4 përqind. Shoqatat civile dhe qytetarët anembanë vendit organizuan protesta kundër vendimit. Pozicioni i Komisionit Rregullator të Energjisë është se çmimi i ri më i lartë i energjisë elektrike është për shkak të të ardhurave të reduktuara të kompanive të energjisë.

Rregullatori thekson se tërheqja e vendimit është i mundur vetëm nëse kompanitë e energjisë elektrike bien dakord për këtë. (Sedat Selimi, TVM2)