Maqedoni
Vetëm një vendim për izolim, ende gjurmohen kontaktet e ministrit Spasovski
28.10.2020 17:20
Kontaktet e Ministrit të Punëve të Brendëshëm Oliver Spasovski, që para dy ditëve rezuloi pozitiv nga Covid 19..

Kontaktet e Ministrit të Punëve të Brendëshëm Oliver Spasovski, që para dy ditëve rezuloi pozitiv nga Covid 19, mbeten enigmatike. Akoma mbetet e panjohur sa dhe kush janë njerëzit që kanë patur kontakt me Spasovskin, që më pas në përputhje me anketat epidemiologjike të njejtit të dërgohen në vetëizolim. Për momentin është izoluar me vendim, vetëm një anëtar I kabinetit të ministrit. Nga MPB thonë se ka edhe persona të tjerë në vetë izolim edhe pse nuk kanë vendime nga institucioni përkatës.
"Në mënyrë parandaluese, që nga momenti i parë, njerëzit nga rrethi më i afërt i Ministrit, janë në vetë-izolim derisa të marrin udhëzime nga autoritetet shëndetësore.", thonë nga MPB.
Aktualisht në MPB, janë identifikuar pozitiv 137 të punësuar. 209 oficerë policie dhe punonjës të MPB-së janë në izolim. Para disa ditëve në MPB kishte 110 pozitiv, por për më pak se një javë, numri i rasteve aktivë në MPB- është rritur për 24,5%. Një ditë më parë u regjistrua viktima e dytë nga korona në MBP, drejtori I teknikës –në Veles, 41 vjecari Igor Angelovski.
Spasovski në fundjave ishte i pranishëm në kongresin e LSDM-së ku morën pjesë edhe pjestarë të tjerë të qeverisë. Edhe pse LSDM thotë se në kongres u respektuan të gjitha masat Covid, pozitiv rezultoi edhe zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, megjithëse ende nuk dihet se ku u infektua. U testuan edhe kryeministri Zoran Zaev dhe Zëvendës Kryeministri Ljupço Nikollovski dhe testet e tyre ishin negative. Akoma nuk dihet se kush tjetër është testuar qoftë nga LSDM qoftë nga qeveria. Zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski, pohon se ende nuk e dinë se kush nga anëtarët e qeverisë do të marë vendime për izolim, por sqaroi se po zhvillohet anketa epidemiologike për të zbukuar kontaktet e ministrit Spasosvki.
FARIJE DAUTI BAKIU
