Inspektoriati: Ulet numri i atyre që nuk i respektojnë masat

28.10.2020 17:42

Inspektoriati thotë se numri i padive penale për mosrespektim të masave...

Inspektoriati  thotë se numri i padive penale për mosrespektim të masave për mbrojtje nga virusi korona ka rënë. Inspektorët në terren  kanë vërejtur se si qytetarët ashtu edhe operatorët ekonomik, po i respektojnë gjithnjë e më shumë masat krahasuar me periudhën e mëparshme.

Për një javë, inspektoriati shtetëror i tregut ka kryer 2523 kontrolle dhe 613 mbikqyrje, gjatë të cilave  janë shqiptuar, 19 procedime për shkelje dhe 8 padi penale. Organizimi i dasmave ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave.

“Nga paditë penale, tre janë për organizim të dasmave dhe ahengjeve në Tetovë, Bogovinë dhe Gostivar. Pesë paditë e tjera penale, prej të cilave katër për objekte hotelierike në Gostivar dhe një në Shkup, janë për mosrespektim të protokolleve për punë në objekte hotelierike në pjesën e numrit të tavolinave të vendosura, distancës mes tyre dhe mosmbajtje të maskave nga ana e të punësuarve” – tha Kryetarja e Këshillit të Inspektorëve, Magdalena Filipovska Grashkoska.