Debat për masat anti-Covid, VMRO-DPMNE: Masat të vonuara dhe jo konkrete

28.10.2020 20:00

VMRO ironizoi pushtetin sidomos për propozimin e kufizimeve....

VMRO ironizoi pushtetin sidomos për propozimin e kufizimeve të grumbullimeve në fasha orare të caktuara. U  kërkoi tu tregojnë edhe të tjerëve nëse paskan dijeni për orët e lëvizjes nëpër rrugë  tregojnë nëse i dinë oraret e lëvizjes së virusit. Akuzuan për kaos në sistemin shëndetësor e kaos edhe në marjen e masave që janë të vonuara e jokonkrete.

“A i pengojmë liritë fetare që s’kanë të bëjnë vetëm me festat por edhe me varrimet?  Pse periudha të caktuara për grupime në hapësira publike të hapura? Virulenca bie në mëngjes apo në mbrëmje?” – u shpreh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mizrahi.

“Të themi nëse jeni në natyrë ku apsolutisht nuk ka njerëz të tjerë, do të mund që njerëzit të shkojnë pa pajisje mbrojtëse? Keni vetëizolim të patjetërsueshëm për personat që kanë test negativ, çfarë duam të arrijmë me këtë?” – deklaroi Sinisha Stojanovski nga rradhët e VMRO-DPMNE.

“Si mund që në shëndetësinë private të ketë gjithçka, ndërkaq në shtetëroren qytetarët nuk mund të testohen? Shëndetësia është në kaos.” – theksoi shpreh deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ollga Llozanovska.

Filipçe: Të ketë përjashtim në mbajtjen e maskës

Kaosin e krijuat ju, kundrëpërgjigjet ministri Filipçe. Pranon megjithatë se duhen edhe disa qartësime për masat.

“Kaosi daton nga 60 milion eurot borxh që i keni lënë. Turp është kjo që po flisni. Është  e vërtetë se pritet për testim, por edhe ky problem nga dje u tejkalua. Pajtohem se duhet të ketë përjashtim në mbajtjen e maskave gjatë ushtrimit të ndonjë sporti, vozitjes në veturë vetëm apo bashkë me anëtarë të familjes. Vetëizolimi ka të bëjë nga testimi deri në marrjen e rezultateve.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

LSDM: Masat, për të përballur pandeminë

Megjithatë maxhoranca  ndryshoi mendim dhe tërhoqi propozimin i cili parashikonte kontroll në shtëpitë e qytetarëve dhe ndëshkime nëse ka më shumë se katër mysafirë.

Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë mbetet, përveç për njerëzit të cilët aktivisht luajnë sporte, fëmijët nën 6 vjeç, nëse vozisni vetëm në një makinë ose me një familje të shenjtë, fëmijët me sëmundje kronike ose me aftësi të kufizuara në zhvillim.

Nuk u pranuan ndërkohë  dy amendamentet e opozitës shqiptare, që harxhimet për kurim nga Covid-19 në klinika private të paguhen nga Fondi Shëndetësor.

Vendimi mbetet për të gjithë personat që presin që rezultatet e testit të qëndrojnë të izoluar. Sa i përket maskave, gjobat mbeten të njëjtat, 20 euro për mos mbajtjen e maskës dhe 50 euro për mosrespektimin e izolimit. Megjithë debatin, ndryshimet kaluan filtrin e komisionit të shëndetësisë. (Meral Ismaili, TVM2)