“Covid19”, 14 të vdekur, 870 raste të reja, 292 të shëruar

28.10.2020 20:26

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 14 qytetarë kanë humbur jetën nga “Covid 19”. Tre pacientë nga Shkupi (51, 60 dhe 83 vjeç), tre nga Kumanova (65, 71 dhe 53 vjeç), një 80 vjeçar nga Dibra, dy nga Prilepi (55 dhe 56 vjeç), një 63 vjeçar nga Tetova, një 65 vjeçar nga Velesi, një 68 vjeçar  nga Strumica, një 72 vjeçar nga Radovishi, dhe një pacient 75 vjeçar nga Kratova. Të gjithë vdiqën në spital.

Janë kryer edhe 2647 teste dhe janë regjistruar 870 raste të reja të “Covid-19”. Në Shkup-422, Tetovë-64, Strumicë-55, Veles-38, Manastir-29, Kumanovë e Prilep-28, Ohër-26, Shtip-25, Gostivar-23, Kërçovë-20, Gjevgjeli e Koçan nga13, Dibër, Strugë e Radovish nga 10, ndërkohë qytetet e tjera më pak se dhjetë të infektuar.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 292 pacientë të shëruar, 142 vetëm në Shkup.

Numri i rasteve aktive është 7963.  Me raste aktive kryeson Shkupi me 3828 të infektuar.

Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 150 pacientë u shtruan në spital. Ka 113 pacientë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle ka 8 fëmijë dhe 8 nëna pozitive, u shtruan edhe  3 fëmijë dhe 2 nëna të dyshuara për “Covid19”

8 pranime ndërkohë në spitalin "8 Shtatori", ku ka gjithsej 48 pacientë të shtruar, 2 në respirator.

64 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, 48 në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli dhe Kavadar, u shtruan 294 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me “Covid-19”. (Flutura Latifi, TVM2)