Botë
Për francezët mbaron pritja! Macron njofton mbylljen e dytë kombëtare
28.10.2020 21:07
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve....

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur vendimin për mbylljen e dytë kombëtare të Francës.
Macron deklaroi se nga e premtja qytetarët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë emergjente dhe për arsye shëndetësore.
Sakaq baret dhe restorantet do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.
Vdekjet si pasojë e Covid-19 në Francë janë rritur shumë, ndërkohë që ditën e martë u raportuar 33 mijë raste të reja. Në 24 orët e fundit në Francë janë raportuar më shumë se 500 viktima.
Macron theksoi se vendi rrezikon të përballet me një valë të dytë virusi më të fuqishme se e para.
