Maqedoni
Mbrojtja e popullatës nga sëmundjet ngjitëse, Kuvendi miraton ndryshimet me 53 vota pro
28.10.2020 21:23
Kuvendi i dha dritë të gjelbër ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen e popullatës....

Kuvendi i dha dritë të gjelbër ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen e popullatës.
"Gjithsej votuan 79 deputetë. prej tyre poër propozim ligjin votuan 53 deputetë, të përmbajtur 26 kundër asnjë. Konstatoj se Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për ndryshimin dhe potësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundjet Ngjitëse.", tha Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit.
Paraprakisht në debatin në komisionin amë, maxhoranca tërhoqi propozimin i cili parashikonte kontroll në shtëpitë e qytetarëve dhe ndëshkime nëse ka më shumë se katër mysafirë. Masa për mbajtjen e detyrueshme të maskës jashtë mbetet, përveç për njerëzit të cilët meren aktivisht me sport, fëmijët nën 6 vjeç, nëse vozisni vetëm në një makinë ose me anëtarë të familjes së ngushtë për fëmijët me sëmundje kronike ose me aftësi të kufizuara.
"Ndërhyrja me amendamente që tani janë bërë pjesë e ligjit, i referohet mbajtjes së detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse personale të personit, maskës, shallit, kur largoheni nga shtëpia, maska pra e detyrueshme kur lëviz në vende publike, zona të hapura hapësira, tregje, transport publik, si dhe vende ku mund të mblidhen më shumë njerëz në të njëjtën kohë, në institucionet shtetërore, tregjet, bankat.", tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Debat i ashpër edhe në seancën plenare ku sërish u bënë akuza nga opozita. ASH-Aleanca kundështoi mospranimin e dy amendamenteve të koalicionit opozitar që harxhimet për kurim nga Kovid-19 në klinika private të paguhen nga Fondi Shëndetësor.
"Atë që Spasovski e paralajmëroi se do të kontrollohen shtëpitë për mysafirë pas reagimit dhe iniciativës sonë është ndaluar dhe nuk lejuam të shkelet Kushtetuta. Po të mos ishin intervenimet tona, sportistët do mbain maska gjatë aktiviteve sportive, fëmijët deri në 6 vjeç do mbanin maska në ambinet të hapur, pa ne do duheshte të mbahet maska në objekte hotelerike, të mbain maska edhe personat me nevoja të posaçme që në mënyrë shtesë do përkeqësonte situatën e tyre shëndetësore.", tha Kiril Pecakov ngaVMRO-DPMNE.
"Ngremë shqetësim për angazhimin e spitaleve private në trajtimin e të sëmurëve nga Covid 19. Ne përshëndesim vullnetin e tyre por duhet pasur kujdes të mos vijë deri te keqpërdorimi i mjeteve të Fondit. Kishim disa raste kur operacionet në klinika private paguheshim dhjetra herë më shumë se në spitalet publike.", tha Artina Qazimi nga ASH-AA.
Mbetet vendimi për izolim për të gjithë personat që presin që rezultatet e testit Covid. Sa i përket maskave, gjobat mbeten të njëjtat, 20 euro për mos mbajtjen e maskës dhe 50 euro për mosrespektimin e izolimit.
FLUTURA LATIFI
