Botë

Reshje të dendura shiu, Britania rrezikon të përballet me përmbytje

28.10.2020 21:55

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shtuar rrezikun që Britania e Madhe të përballet në disa zona me përmbytje....

Sinoptikanët kanë bërë me dije se shirat e dendur mund të fryjnë dhe të nxjerrin nga shtrati lumenjtë në pjesën perëndimore të Anglisë, kryesisht në zonën e Wellsit dhe Skocisë gjatë ditës së enjte.
 
Gjendja alarmante pritet të zgjasë deri ditën e dielë, teksa nga përmbytjet rrezikohen të dëmtohen shtëpi dhe biznese, si dhe do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
 
Parashikuesit e motit kanë sqaruar se priten reshje që të arrijnë deri në 150 mm në dy ditë.