Maqedoni
Petrovska rezulton pozitive me Kovid 19
29.10.2020 11:14
Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska ka njoftuar se është pozitive me KOVID-19....

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska ka njoftuar se është pozitive me KOVID-19.
“Këtë pasdite papritmas pata ethe dhe temperaturë derisa isha në seancë të Kuvendit. U testova dhe për fat të keq rezultati është pozitiv. Ditët e kaluara kam pasur lëvizje të kufizuar dhe frekuentim fizik në takime ku gjithmonë kam mbajtur maskë mbrojtëse. Unë ndoqa rregullat por është e qartë se kishte një moment pakujdesie", ka shkruar Petrovska në facebook. Ajo njëherit apeloi për kujdes të shtuar nga ana e qytetarët duke e pasur parasyshë rritjen e numrit të personave të infektuar dhe atyre që po marrin trajtim spitalor.
