Maqedoni
Carovska: Do të tërhiqen tekset me gabime e stereotipe
29.10.2020 11:49
Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se është formuar grupi punues për të ndryshuar...

Ministria e Arsimit do të tërheqë dhe ndryshojë të gjitha tekstet shkolllore për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat inkurajojnë ose përforcojnë pabarazinë gjinore dhe përmban stereotipet.
Ministrja e Arsimit Mila Carovska thotë se "nevoja për të futur një sistem krejtësisht të ri për krijimin e materialeve mësimore është rezultat i reagimeve të vazhdueshme nga prindërit, nxënësit por edhe vetë mësuesit për cilësinë e librave shkollorë, procedurat e gjata për aprovimin e tyre, si dhe tërheqjen urgjente të librave shkollorë që në brendi të tyre kanë tekste me stereotipe, paragjykimet, gabime dhe mospërputhje të fakteve. Me prezantimin e të gjithë konceptit, nga viti i ardhshëm shkollor pres që t'i kapërcej këto probleme", thotë Carovska.
Për të krijuar një sistem të ri për përgatitjen e materialeve mësimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës krijoi një grup pune të përbërë nga përfaqësues nga Ministria, Shërbimi Pedagogjik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit si dhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare dhe sektori civil.
