Maqedoni

Covid 19, Spasovski hospitalizohet në Klinikën Infentikve

29.10.2020 13:43

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, mbrëmë është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup....

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, mbrëmë është shtruar në Klinikën Infektive në Shkup.
 
“Ministri Spasovski që prej ditës së djeshme është në Klinikën Infektive për shkak të temperaturës së lartë. Gjendja e tij shëndetësore tani është e qëndrueshme,"  thonë nga Ministria e Brendshme.
 
Spasovski rezultoi pozitiv të hënën, pasi një ditë më parë ishte pjesmarrës në kongresin dixhital të LSDM-së, bashkë me kryeministrin Zaev dhe disa zyrtarë të lartë të partisë. Kryeministri ka njoftuar se ka rezultuar negative në testin e kryer. Pozitiv ndëkrohë është edhe sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili po trajtohet gjithashtu në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Edhe Deputetja Slavjanka Petrovska, Këshilltari i Marrëdhënieve me Publikun Marjan Zabrcanec dhe zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzevska njoftuan se janë pozitivë për Covid 19.