Botë

Gorbaçov alarmon për luftë të re të ftohtë

08.11.2014 18:26

Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka deklaruar se tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë, e kanë vënë botën në prag të një Lufte të re të Ftohtë...

Gorbachev i ka bërë këto komente në kryeqytetin e Gjermanisë, ku po zhvillohen ceremoni të ndryshme me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.
 
Ai ka akuzuar Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, se janë dhënë pas “triumfalizmit”, pas rënies së bllokut sovjetik.
 
“Në vend se të bëhet udhëheqëse e ndryshimit në një botë globale, Evropa është shndërruar në një arenë të trazirave politike”, ka thënë Gorbachev.
 
Ai u ka sugjeruar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të heqin sanksionet kundër zyrtarëve rusë.